Vitesse fitoi me rezultatin 3-1 në fushën e Utrecht, teksa Armando Broja e nisi ndeshjen si zakonisht si titullar.
Sulmuesi i kombëtares kuqezi është golashënuesi më i mirë i ekipit me 9 gola në kampionatin holandez.
19-vjeçari pësoi një dëmtim në minutën e 72-të dhe u detyrua të largohej nga fusha e blertë.
Sulmuesi shtatlartë u rrëzua keq gjatë një dyluftimi në zonë dhe trajneri e zëvendësoi menjëherë me Huisman.
Dhimbje e madhe për Brojën, siç dëgjohet edhe në video, teksa Edi Reja dhe të gjithë tifozët shqiptare shpresojnë të mos jetë ndonjë dëmtim serioz.