Kishte tritol! Momenti i shpërthimit të komanduar të pakos së dyshimtë në Vlorë (VIDEO)

Forcat xheniere të Tiranës kanë kryer shpërthimin e komanduar të pakos së dyshimtë e cila u konstatua në rrugë në lagjen “1 Maji” në zonën e plazhit të vjetër, Vlorë.

Ka rezultuar se pakoja ka pasur lëndë plasëse dhe dyshimet janë se ajo mund të ketë rëndë nga ndonjë automjet.

Por nuk dihet ende se nga cili mjet pasi është një rrugë në të cilin ka qarkullim të madh të makinave.

Policia do të shikojë mes orarit kur është marrë njoftimi dhe lëvizjen e mjeteve në kamerat e sigurisë.

Gjithashtu po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/