Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në breg të lumit Shkumbin në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake nuk ka shenja dhune në trup.
Ende nuk është bërë i ditur identitti i viktimës.
“Në fshatin Shushicë, Elbasan, në breg të lumit Shkumbin, është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashull rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hètimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kufomës”, njofton policia e Elbasanit.
