Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e avokatit shqiptar Aineo Redo në Itali.
Ai u gjet i vdekur të enjten në mëngjes në Itali, sipas mediave italiane.
Mësohet se në orët e fundit të jetës së tij, avokati kishte shkruar dy letra.
Njërën e kishte lënë në studion ku punonte, dhe të dytën hetuesit e gjetën në xhepin e xhaketës që ai mbante veshur.
Sipas mediave italiane, në rreshtat e fundit të letrave avokati shqiptar i kërkonte falje familjes.
Avokati shqiptar la pas gruan e tij dhe dy fëmijët e tij 9 dhe 18 vjeç.
Gjithashtu bëhet me dije se shqiptari është gjetur me fyt të prerë me thikë në një zonë të Reggio Emilia. Ka qenë një kalimtar që e ka konstatuar në rrugë të vdekur dhe më pas ka lajmëruar Policinë.
Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës./albeu.com/