Lëvizje e zgjuar, Ukraina hedhin në erë urat mbi lumin Don, ndalohet përparimi i forcave ruse në Donbas

Një degë kryesore e lumit Don në Ukrainë, është bërë shkaku për të ndaluar përparimin e trupave ruse dhe është bërë një vijë e re e frontit të luftës.

Forcat ukrainase kanë hedhur në erë ura dhe kanë mbrojtur pikat e kalimit mbi Siverskyi Donets, një lumë që gjarpëron mbi 650 milje përmes stepës lindore, raportoi The Times.

Lumi është një nga karakteristikat e pakta gjeografike të dukshme në terrenin e sheshtë dhe të fortë të Donbasit.

Sipas inteligjencës perëndimore, forcat ruse kanë mbledhur një ushtri prej 76 grupesh beteje, të përbërë nga 600 deri në 800 ushtarë secila, numra këto që janë në raport 3 me 1 me trupat ukrainase.

Ata po përpiqen të ekzekutojnë një lëvizje pince që do të rrethonte ushtrinë mbrojtëse ukrainase në Donbas.

William Alberque, një ekspert ushtarak në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se ushtria ukrainase po përdorte lumin për të krijuar “pika mbytëse”, ku ata mund të ndalonin sulmin rus.

Alberque tha se rusët në Ukrainë ishin në disavantazh pas dy muajsh lufte, sepse ata nuk mund të mbështeteshin më në taktikat “Blitzkrieg” për të kapur shpejt Donbasin.

“Rusia shpenzoi kaq shumë kohë dhe përpjekje për të kapur rrethinat e Kievit, ajo i dha Ukrainës kaq shumë kohë për të krijuar gjithë këta dhëmbë dragoi tepër të mprehtë për të parandaluar Rusinë të bënte pikërisht atë lloj lufte manovrimi në shkallë të gjerë që çdo ushtri moderne do të dëshironte të bënte”, tha ai./albeu.com


Shtuar 22.04.2022 17:07