Kriza, Berisha akuza qeverisë: Kontrollon bitcoin dhe gllabëron energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajtur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp, ku po flet për krizën dhe rritjen e çmimeve.

Berisha shprehet se qeverisa po përdor krizën për të vjedhur bashkë me klientelistët e saj.

“Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për spekulim të mëtejshëm, për pasurim të klienteles së saj dhe ndarje profitesh. Sot qytetarët po marrin bukën gjer në 40% nën peshë, pra 40% më shtrenjtë se çmimi i shpallur. Sot produktet e tjera ushqimore kanë arritur shifra të papërballueshme dhe qeveria ka zgjedhur si ilaç, ilaç toksik, që janë bordet”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u ndal dhe te rritja e çmimet energjisë për ata që shpenzojnë më shumë se 700 kwh. Ish-kryeministri tha goditen mijëra familje, ndërsa hodhi akuza se fabrikat e bitcoin të kontrolluara nga qeveria, harxhojnë shumë energji dhe nuk paguajnë.

“Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë me rritjen e çmimeve tre ditë më parë deklaruan në mënyrë më absurde që ata që shpenzojnë mbi 700 kwh do të shumëfishojnë çmimin energjisë. Kë godasin? Dhjetëra mijëra familje me biznese të vogla, ndërkohë që bitcioini i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajtur, sepse gjerësisht flitet se kontrollin e bitconit e kanë marrë klanet më të larta qeveritar. Jam këtu për t’ju thënë se është jetik zeri I tyre kundër spekulimit, rritjes së çmimeve, për t’i thënë stop kësaj vjedhje që po u bëhet portofolave të tyre. Unë i garantoj ata se nqs nuk do t’i themi stop vjedhjes, çmimet e sotme do të harrohen me çmimet që do të vijnë shumë herë më të larta”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 22.04.2022 12:19