Rama e quajti të vdekur, reagon Berisha: E ka kapur tmerri nga unë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Ramën e ka kapur frika dhe paniku nga ai dhe opozita e vërtetë.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, se me Berishën në krye, do të ndërpresë marrëdhëniet me PD, Berisha tha se ato që tha Rama e gëzojnë.

Sipas ish-kryeministrit, deklaratat e bëra nga Foltorja e Kuvendit tregojnë se kreun e qeverisë e ka tmerruar ajo që ai e cilësoi si opozita e vërtetë.

Kurse, i pyetur për skenën që ndodhi tek Foltorja e Kuvendit, nga ku ai largoi kreun e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejt Alibeaj, ai tha se ishte një keqkuptim.

“Ishte një keqkuptim. Alibeaj do t’i kthente përgjigje. Unë dëgjova se emri im ishte lakuar disa herë. Përgjigja jepet personale. Unë do merresha me çështje madhore”, tha Berisha.

Komentet Berisha i bëri teksa ka folur mesditën e së enjtes për gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit pas ndërprerjes së seancës plenare.

“Ka një seleksion politik. Edi Rama ulej aty jo vetën si kreu I organizatës kriminalëve të djegësve, por edhe si një njeri që është përzënë nga avioni me dhunë. Tani dy momente dua të theksoj: nga Lufthansa e largoi policia gjermane me kërkesë të punonjësve të shërbimit të avionit. Por duhet ta dini se në avion policia ndërhyn strikt vetëm në dy rrethana, kur transportohen të burgosur, dhe njëra polici ia dërgon policisë tjetër. Pasagjerët e panë që, dymetroshi nuk kishte hekura në duar, ishte pa hekura. U tmerruan. Dhe këtë do t’ia thosha në parlament, se në rast tjetër kur policia ndërhyn në avion, kur ka sinjale se kanë ardh terroristë. Atë besuan të gjithë ata që nuk e dinin që ishte km I Shqipërisë. Ngjalli një frikë të tmershme në avion. Këto do t’i thoja Ramës. Dhe do t’ia them, por ia mbathi. Në vend që të kërkonte ndjesë publike për super skandalin, duke menduar se ligji nuk ekziston as në Gjermani. Bashkëpunimi, më nderon, qëllimi im është rrëzimi sa më shpejt”, është shprehur Berisha./albeu.com/


Shtuar 21.04.2022 12:21