Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Opinion” ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili tha se presidenti i ardhshëm nuk duhet t’i ngjajë Ilir Metës.
Kryemadhi tha se Presidenti aktual nuk ka kompetenca dhe se ka rolin e noterit të vendimeve të parlamentit. Sipas saj, presidenti duhet të zgjidhet nga populli, por duhet të ketë më shumë kompetenca.
Të lidhura
None found
“Normal që mos t’i ngjajë Ilri Metës se ai e lë pa gjumë natën. Nuk mendoj se qetësia e një politikani është të qenit tre herë kryeministër, mund të jesh kryeministër por mund të jesh njeriu më i urryer, pavarësisht se urrejtjen e blen me para. Mund të jesh kryeministër por mund të jesh i pa dëshiruar. Presidenti është pa kompetenca, tashmë ai do të jetë një noter i disa vendimeve që do të kalojnë në parlament. Do ketë një rol horonifik. Në fakt po të shikosh të gjithë, thonë se presidenti të jetë i zgjedhur nga populli, por me kompetenca të tjera”,-tha Kryemadhi./Opinion.al
