Aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare ndërroi jetë më 20 prill 2020, moshën 77-vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Rikard Ljarja do të mbahet mend si aktor protagonist në shumë filma, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjia” dhe si regjisor e aktor në filmin “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë” etj. Ai ka krijuar mjaftë personazhe në filmat e tij që kanë mbetur në fondin e kinematorgrafisë shqiptare.
Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër.
Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.Ai ishte bashkëshorti i aktores Marjeta Ljarja.
Filmografia
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës – (1988), Vasili
Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
Në prag të jetës – (1985), Andrea
Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
Radiostacioni – (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
Ilegalët – (1976) Tosti
Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha – (1974) Deda
Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja – (1972) Fitimi
Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
Duel i heshtur – (1967) Skenderi
Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti
Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)