PSG i jep “dritën jeshile” Ramos-it të largohet, spanjolli ka tjetër plan

Paris Saint-Germain thuhet se i ka thënë Sergio Ramos se ai nuk është pjesë e planeve të klubit për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja aktuale e Ramos me skuadrën franceze zgjat deri në vitin 2023, por PSG-ja është e përgatitur të përfundojë kohën e tij në klub këtë verë.

Sipas “Le Parisien”, hierarkia e klubit e ka vënë në dijeni 36-vjeçarin për këtë lajm, dhe kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që e kanë lënë jashtë fushës për pjesën më të madhe të këtij sezoni.

Megjithatë, përkundër kësaj, Ramos synon të qëndrojë në Parc des Princes këtë verë dhe të luftojë për vendin e tij.

Klubi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga rekordi i dëmtimeve të Ramos këtë sezon, i cili e pa atë të mos luajë asnjë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Duke pasur parasysh se ai u nënshkrua me synimin për ta udhëhequr PSG-në drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve, kjo e ka nervozuar klubin parisien.

Pavarësisht synimit të PSG-së për t’u ndarë me Ramos këtë verë, një problem kyç me të cilin ata do të përballen është mungesa e ofertave që do të marrin për ish-lojtarin e Real Madrid./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.04.2022 15:05