Teksa lufta në Ukrainë ka sjellë humbje të mëdha në jetë njerëzish dhe dëme të pallogaritshme, njerëzit e rrethit të brendshëm të presidentit Vladimir Putin besojnë se vendimi për ofensivën ushtarake ishte një gabim fatal, sipas skynews.
Sipas skynews, ata shprehen se ky gabim do ta kthejë vendin shumë vite pas.
Sipas burimeve, gjithashtu njerëz të brendshëm të Kremlinit nuk shihnin “asnjë shans” që lideri rus të ndryshonte kursin, me disa që shprehën frikën e tyre se Putin mund të përdorë armët bërthamore.
Ditën e djeshme, qyteti i Kreminës ra në duart e pushtuesve pasi forcat filluan sulmet përgjatë 300 miljeve të frontit lindor të vendit.
Ofensiva pritej prej disa javësh tashmë pasi forcat e Kremlinit u tërhoqën nga kryeqyteti Kiev./albeu.com/