Kjo është pasuria që princeshë Diana i ka trashëguar Meghan dhe Kate, do të mahniteni (FOTO LAJM)

Kur Diana, Princesha e Uellsit u vra në një aksident tragjik në një tunel të Parisit në vitin 1997,la pas një pasuri të madhe dhe me shumë vlerë, pjesë e madhe e të cilave shkoi tek princat William dhe Harry. Megjithëse jo të gjitha dëshirat e saj u morën parasysh, pjesa më e rëndësishme ishte që djemtë e saj William dhe Harry, do të trashëgonin bizhuteri e Dianës në mënyrë që gratë e tyre në kohën e duhur t’i përdorin ato. Është një gjest i ëmbël dhe romantik, dhe siç do ta shohim, djemtë e kanë nderuar dëshirën e saj. Ja kush janë ekzaktësisht ajo që William dhe Harry trashëguan nga Princesha Diana.

Unaza e martesës së Meghan Markle përbëhet nga dy diamante që Harry zbuloi në koleksionin e mamasë së tij (guri qendror dhe më i madh është nga Botsvana, ku Meghan dhe Harry kaluan pushimet e para).
Megjithëse Princi Harry ra në dashuri me unazën prej 12 karatësh me zafir, që babai i dha nënës së tij, ajo i takonte vëllait më të madh Williamit i cili ja dha Kate si unazë fejese.

Pas dhuratës së unazës me zafir për fejesë një dhuratë tjerët po me këtë gur të çmuar ishin dhe vathët. Në ditën e tyre të dasmës, Princi Harry jo vetëm që vendosi një unazë martese në gishtin e Meghan, por gjithashtu i dha Meghanit unazën e mrekullueshme të smeraldit që dikur princeshë Diana nuk e hiqte ga gishti. Ishte një unazë të cilën ajo e mbante pas martesës së saj me Princin Çarls, pasi ndihej më mirë me të se sa me unazën e martesës.

Perlat nuk dalin kurrë nga moda janë pjesë të stilit ikonik. Ndaj dhe byzylyku me tre fije floriri i projektuar nga Nigel Milne në vitin 1988 duket bukur në çdo kohë dhe tani që qendron në dorën e Kate Middleton.
Kurora e Kembrixhit ishte një nga më të preferuara e Dianës dhe ajo u fotografua shumë here me të. Pasi Diana dhe Charles u divorcuan, Diana ia ktheu diademën Mbretëreshës, e cila ia kishte dhënë asaj me rastin e dasmës me princin Çarls. Në vitin 2015, ajo u rishfaq kur Dukesha Kate shkoi në një pritje diplomatike në Buckingham Palace.

Për të kujtuar vjehrrën e saj, Meghan vuri vathët e bukur me fluturave nga koleksioni i Dianës ndërsa nisi një turne 16 ditore në Australi me Princin Harry. Këto ishin vathët që Diana filloi të vinte menjëherë pasi lindi Princi Harry. Gjithashtu në këtë tur ajo ka vënë dhe byrzylykun të gjithin prej floriri i cili i takonte priceshës Diana.

Trashëgimi të tjera të cilat ende nuk janë shfaqur në public as nga Kate dhe as nga Meghan janë: fustani i dasmës i princeshës Diana që nuk u vesh nga asnjëra por ndoshta mund të vishet në një të ardhme nga princesha Charlotte. Ora Cartier që princeshë Diana e kishte dhruatë nga babai i saj dhe e mbante gjithmonë. Në një të ardhme kur princi William të marrë titullin princi i Uellsit Kate do të trashëgojë titullin e princeshës Diana: Princesha e Uells.


Shtuar 20.04.2022 12:39