Paloka i bindur: Berisha do shkelë sërish në SHBA, Basha është nisur dy herë dhe e kanë kthyer

Deputeti i Partisë Demorkatike, Edi Paloka, është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha do të shkelë sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paloka tha se do të ndërrohet administrata në SHBA, dhe kjo gjë sipas tij do të bëjë që lideri historik i PD-së të mund ta vizitojë sërish Amerikën.

“Do vijë dhe ajo ditë mos kini merak. Do vijë çasti kur Berisha do të kalojë Oqeanin dhe do ta merrni vesh. Pse s’i kujtoni ju se do të qëndrojnë këto vendime politike.

Ja, do të ndërrohen asministratat e do të vijë ajo ditë. Unë e kam kaluar Oqeanin mbi 10 herë, cep më cep i kam rënë Amerikës dhe nuk kam bërë lajm. Shkoi një deputet në SHBA, dhe çfarë? Pse duhet bërë lajm kjo, çfarë ka se shkon një deputet në Amerikë? Basha është nisur dhe e kanë kthyer, nja dy herë”, tha Paloka./albeu.com/