Paloka: Rama po bën teatër, emrin e presidentit e ka caktuar

Deputeti i PD,Edi Palokakadeklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama po bënte thjesht show me deklaratat se do të bëheshin konsultime për zgjedhjen e presidentit pasi ky i fundit ishte përcaktuar me kohë.

Në një intervistë për ‘Frontline’, Paloka u shpreh se Basha kishte përhapur thashetheme tëtilla për zgjedhjen e tij në postin e presidentit me qëllim që të mbante me shpresë mbështetësit e tij.

“Nuk ka naivë të besojë se Rama po zhvillon një proces për të gjetur president. Është e gjitha një teatër që ka regjisor Ramën. Ai e ka caktuar se kush do të jetë Presidenti. Është thjesht lojë. Do të vijojë deri kur të votohet dhe ta zgjedhi presidentin që ka në kokë. Edhe po sikur të ketë rënë dakord me Alibeajn, që edhe kanë një bazë tek takimet e ambasadores Yuri Kim, Alibeaj është në një pozicion të vështirë të bjerë dakord me ta. Nuk diskutohet që president do të zgjidhet ai që do Rama”, u shpreh Paloka.

Takimi i Alibeajt ditën e nesërme për Presidentin

“Alibeaj nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar. Nëse ai nesër shkon në një takim duhet të dijë se nuk ka marrë as tagrin e atyre deputetëve që janë jashtë Komisionit të Rithemelimit. Është një show i neveritshëm për t’i treguar shqiptarëve se Rama po pyet opozitën. Nëse hyn Alibeaj në këtë lojë është në vazhdën e lojës së Ramës. Ne nuk bëhemi pjesë e lojrave të Ramës. Ne nuk do kishim komunikim edhe sikur ata të donin të komunikonin me ne për Presidentin. Nuk bëhemi pjesë e një palaçollëku.”

Emri i Bashës për President

“Do të ishte shumë diskredituese. Këtë e ka nxjerrë vetë Basha si thashethem për të mbajtur ata 5 vetë se do të rikthehet sërish. Rama nuk e kalon Presidentin kurrë në popull.” /albeu.com


Shtuar 19.04.2022 21:45