Njëri prej viktimave u përmirësua dhe pastaj vdiq papritur, si u shpërnda sot harta

Dy pacientë kanë humbur jetën tek spitali Infektiv gjatë orëve të fundit. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë.

Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste me koronavirus në vend. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 375
Durrës 174
Shkodër 154
Vlorë 84
Fier 44
Lezhë 27
Korçë 25
Kukës 13
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5


Shtuar 26.06.2020 08:44