Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, kërkon masë më të butë sigurie.
Bllako u arrestua për aferën e Inceneratorit të Fierit dhe ka kërkuar të lirohet nga burgu.
Kjo pasi sipas tij, sepse ai pretendon se nuk paraqet rrezikshmëri dhe se nuk i shmanget hetimit.
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako është zyrtari i dytë i lartë që arrestohet për këtë aferë, pas ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.
Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh./albeu.com/