Nuk është tashmë një cudi që politikanët shqiptarë të kenë “dy karaktere” një për elektoratin e një për vete.
Gjatë seancës së sotme parlamentare, dy deputetët e opozitës së re, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni patën një debat të ashpër dhe është dashur të ndërhyrjnë kolegët për të shuar sherrin.
Në video duket kur ndërhyn deputeti Arlind Çaçani, që e ka prekur me dorë në nofull Valterin për të mos u konflikuar e Gjonin.
Më pas ndërhyn Myslim Murrizi që e tërheq nga krahu dhe e largon Gjonin nga vendi ku ishte ulur Valteri
Pas incidentit, Valteri mori fjalën në foltore dhe i bëri një apel ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:
“Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku, që nuk di se cfarë flet”, tha ai.
Por vetëm pak minuta më pas, Valteri është filmuar duke qeshur krah kolegëve të tij më të cilët u duk se pati një mosmarrëveshje. /albeu.com/
