Partia Demokratike nis sot fushatën elektorale, duke miratuar menyren se si do te zgjidhen kandidatet per deputete.
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.
Ky është një nga hapat më të rëndësishëm qe ndërmerr një parti politike në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira demokratike, përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë. Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatêve ndahen në katër faza.
1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit
2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.
4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.
