Barcelona është larguar me turp nga Europa League.
Katalanasit janë mposhtur 2-3 në shtëpi nga Frankfurt me gjermanët që sigurojnë gjysmëfinale përballë gjermanëve të Leipzig.
Sa i përket golave Filip Kostic shënoi në portën e Ter Stegen me penallti.
Në minutën e 36`, pas një goditje nga jashtë zona, shënoi Rafael Borre një supergol, kështu duke dyfishuar epërsinë ekipit gjerman.
Ishte minuta e 67` kur Filip Kostic, shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal.
Në minutën e nënte shtesë u akordua penallti për vendasit, ku Depay shënoi për rezultatin 2-3. /albeu.com/