Arrestohet aktori i “Game of Thrones”, akuzat që “peshojnë” mbi të (FOTO LAJM)

Aktori i njohur i “Game of Thrones”, Joseph Gatt, ka rënë në prangat e policisë.

Ai është prangosur këtë muaj, nën akuzat për “komunikim eksplicit seksual” me një të mitur në internet.

Në njoftimin e policisë thuhet se Departamenti për të mitur, ka lëshuar një urdhër kontrolli për shtëpinë e 50-vjeçarit. Më pas ai u arrestua me një urdhër të prokurorisë.

Në deklaratë thuhet se policia kishte marrë informacion se Gatt dyshohet se ishte përfshirë në komunikim seksualisht eksplicit në internet me një të mitur.

Hetuesit janë në kërkim të identifikimit të viktimave të tjera të mundshme dhe ka kërkuar nga kushdo që ka informacion ta kontaktojë policinë.

Ndërkohë, aktori u lirua disa orë më vonë me garanci prej 5.000 dollarësh./albeu.com/


Shtuar 14.04.2022 20:18