Lulzim Basha i ka kërkuar sot organeve të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj personave të shpallur “non grata” nga SHBA.
“Nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga DASH, detyra e drejtësisë do të ishte që të kishte vepruar prej kohësh dhe të kishte nisur hetimet”, tha Basha.
Gjithashtu Basha i është përgjigjur edhe pyetjes nëse ai e ka një vizë amerikane, ku thekson se nëse do i duhet do të aplikojë.
“Kam pasur një vizë prej kohësh dhe nëse do më duhet një e tillë do e kërkoj dhe do e marr” ka thënë Basha./albeu.com