Prokuroria e Tiranës nis hetim pasuror për shtetasin Ervis Cara dhe 4 familjarë të tij, të arrestuar pak kohë me parë për trafik automjetesh, nga Kosova në Shqipëri.
Referuar hetimeve rezulton se babai i Carës ka në pronësi një bar kafe dhe 50% të një subjekti. Në emrin e Ervisit rezultojnë në pronësi një apartament, një garazh dhe një makinë. Gjithashtu nga verifikimi i kadastrës rezulton se familjarët kanë në pronësi një apartament dhe toke arë, sipas policisë Ervis Cara, jeton në Kamzë, në mjë banesë 3 katëshe.
Për shkak të përfshirjes në aktivitet kriminal, dyshohet që pasuritë janë krijuar nga ky aktivitet. Cara u prangos në shkurt të ketij viti bashkë me disa efektivë policie pasi vidhnin atumjete në Kosovë dhe më pas i tregëtonin në Shqipëri.