Si paraqitet situata në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Autoritetet përkatëse në shtetin fqinj, bënë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 18 persona.

Sipas të dhënave, ky është bilanci më i ulët i humbjeve të jetës që prej 2 Marsit.

Ulje drastike ka pësuar dhe numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19, të cilat ishin 122.

Që nga nisja e pandemisë, në Itali numërohen 34.675 viktima dhe mbi 238 mijë persona të infektuar me koronavirus.


Shtuar 23.06.2020 17:58