Buckingham Palace në shkurt njoftoi se Mbretëresha Elizabeth ishte infektuar me koronavirus.
Në atë kohë u tha se ajo kishte “simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin”.
Ndërsa po merrte pjesë në një vizitë virtuale në spital, së fundmi mbretëresha 95-vjeçare i përshkroi përvojën e saj një ish-pacienti me virus, babai dhe vëllai i të cilit kishin vdekur nga sëmundja.
“Ai [Covid] e lë një person shumë të lodhur dhe të rraskapitur, apo jo?”, tha mbretëresha duke iu referuar pasojave të saj.
“Sigurisht që të mos shihje të afërmit e tu ishte shumë e vështirë”, -shtoi më vonë ajo.
Mbretëresha dëgjoi si stafi i spitalit u përball me fluksin e madh të pacientëve me Covid.
Mireia Lopez Rey Ferrer, një motër e moshuar që ka punuar në spitalin në Ëhitechapel, i tha Mbretëreshës:
“Si infermierë, ne u siguruam që ata të mos ishin vetëm. Ne i mbajtëm duart e tyre, ua fshinim lotët dhe u dhamë ngushëllim. Ndonjëherë ndiheshim se po vraponim një maratonë pa vijë fundi.”
Në fund të telefonatës, Mbretëresha foli me ekipin e ndërtimit që krijoi njësinë 2-katëshe të spitalit. Ajo vlerësoi punën e tyre të madhe në grup u tha “faleminderit që ekzistoni”, para se të largohej./albeu.com