Dalin emrat, këta janë 15 të arrestuarit që shisnin online produkte kontrabandë

Emrat më poshtë janë të 15 administratorëve të arrestuar që shisnin online produkte kontrabandë:

Erisa Ismaili

Klodian Vladi

Erjol Kaftirani

Jovan Qemeri

Pranvera Rrapushi

Estenela Kola

Erta Xhetani

Elona Rexhepi

Arlinda Dalipaj

Gentjan Lleshaj

Jonida Kromidha

Sara Rizaj

Shkëlqim Pelinku

Behar Bici

Rezarta Gjika

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta shtetas nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Për administratorët e 22 subjekteve që sheshin mallra online është vendosur arrest me burg nga gjykata. “Këto subjekte duhet te hetohen pasi veprimet e tyre plotësojnë tërësisht elementet e figurave te veprave penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181”, thuhet në vendim.


Shtuar 11.04.2022 14:16