“Ooo” Rama vë në siklet prodhuesin e bukës që ishte i shëndoshë, Krifca shkrihet së qeshuri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë dje në një panair që është zhvilluar nga prodhuesit shqiptarë të cilët eksportojnë jashtë vendit produktet e tyre.

Në Facebook Rama shkruan, “Ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë, burra, gra, djem e vajza, që falë edhe mbështetjes nga qeveria, rrisin prodhimet, eksportet, fitimet e tyre të mundimshme, larg nga mediat e nga qyteti, nga rrëmuja e rrëmeti”.

Por mes gjithë videos së publikuar nga kreu i qeverisë, është një moment pikant i tij, ku ndryshe nga të tjerët, Rama e “përshëndet” me bark, për shkak se ai ishte i shëndoshë. “Ooo” dëgjohet të thotë Rama, teksa i afrohet.

Ky moment është shoqëruar me të qeshura nga të gjithë të pranishmit, përfshirë këtu dhe ministren e Bujqësisë Frida Krifca./albeu.com

 


Shtuar 10.04.2022 13:22