Juventus po mendon të tentojë një goditje të madhe në merkato, ku këtë herë vjen nga Gjermania.
Bëhet fjalë për yllin e Bayernit, Serge Gnabri, por kjo gjë nuk do të jetë aspak e lehtë. Lojtarit gjerman i skadon kontrata në qershor të 2023, ai po luan shumë mirë me ekipin e tij aktual dhe Bayern po mendon rinovimin e tij.
Gnabri për këtë sezon me klubin gjerman ka luajtur në total 38 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 10 herë./ h.ll/albeu.com