Pasojat e pushtimit rus, kryeministri ukrainas: Do korrim 20% më pak grurë

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka deklaruar se korrja e grurit për këtë vit ka të ngjarë të jetë 20% më pak se vitin e kaluar për shkak të uljes të mbjellave si pasojë e pushtimit rus të vendit që prej 24 shkurtit.

Ai tha se fermerët në vend po përballen me mungesë karburanti megjithatë ai tha se Ukraina ka mjaftueshëm rezerva.

Reuters raporton se Ukraina ka rezerva të mëdha të drithërave dhe vajit vegjetal për të ushqyer popullsinë e saj për një periudhë kohore të caktuar.