Ramos kalon legjendën e Barcelonës, bëhet mbrojtësi me më shumë gola në La Liga

Ramos arriti të zhbllokonte ndeshjen kur shndërroi në gol penalltinë e fituar.

Ky ishte goli i 68 në La Liga për Ramos, që tani është mbrojtësi me më së shumti gola të shënuara.

Kapiteni i Real Madrid ka lënë pas legjendën e Barcelonës, Ronald Koeman.

Sergio Ramos karrierën profesionale në La Liga e nisi te Sevilla, ndërsa në vitin 2005 u transferua te Real Madrid.

Në fanellën e Los Blancos, Ramos ka fituar katër tituj të La Ligas dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.


Shtuar 22.06.2020 07:14