Forcat e Kremlinit kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi dhe besohet se janë duke rifurnizuar trupat për një rishpërndarje të pritshme në vend, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan.
“Ne po vlerësojmë që të gjithë rusët janë larguar”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, raporton Sky News.
Vlerësimi i SHBA-së, i cili u bë në 24 orët e fundit, vjen pasi këshilli i qytetit të Kievit tha sot se katër fëmijë ishin në mesin e 89 të vrarëve në kryeqytetin ukrainas që kur Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.
398 persona të tjerë janë plagosur dhe 167 ndërtesa banimi janë dëmtuar nga sulmet ruse.
Këshilli i qytetit tha se kryeqyteti ishte tani “më i sigurt”, por ekzistonte ende një kërcënim për sulme ajrore nga armët me rreze më të gjatë