Pse Putini dëshiron të kontrollojë Donbasin?

Njerëzit që jetojnë në lindje të Ukrainës janë nxitur nga qeveria që të evakuohen derisa të kenë mundësi. Por çfarë po planifikon Rusia në rajon?

Moska ka tërhequr trupat nga Kievi dhe ka zhvendosur fokusin e saj në Donbasin e vjetër që prodhon qymyrin dhe çelikun, i cili përfshin dy rajone të mëdha lindore, Luhansk dhe Donetsk.

Udhëheqësi rus ka bërë vazhdimisht akuzat e pabaza se Ukraina ka kryer gjenocid në lindje.

Kur filloi lufta, dy të tretat e rajoneve lindore ishin në duart e Ukrainës. Pjesa tjetër drejtohej nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Presidenti Putin i ka njohur dy rajonet lindore si të pavarura nga Ukraina.

Hapi tjetër do të ishte aneksimi i Donbasit, ashtu siç bëri Putin me Krimenë pas një referendumi të diskredituar në 2014./albeu.com


Shtuar 6.04.2022 18:03