Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 36 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953.Në total numri i rasteve aktive është 538.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.118 doza të vaksinës. Deri më sot 820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com