Organizata ndërkombëtare humanitare Médecins Sans Frontières (MSF) thotë se spitalet, pacientët dhe stafi mjekësor duhet të kursehen absolutisht nga sulmet në Ukrainë.
Thirrja vjen pasi kreu i misionit të MSF në Ukrainë, Michel-Olivier Lacharité, tha për programin Newsday të BBC- së se tre spitale u goditën në portin e Detit të Zi të Mykolaiv në dy ditët e fundit.
Ai thotë se spitalet janë në zona të banuara dhe ai beson se mund të jenë goditur me bomba thërrmuese.
“Në momentin e shpërthimit ka pasur rrjedhje gazi dhe erë. Kështu ekipi ynë ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes”, thotë ai.
“Ndërsa po iknin, panë trupa të pajetë në rrugë dhe njerëz të plagosur”.