E rëndë në Mirditë! Mbytet në lumin Fan një 10-vjeçar, asnjë gjurmë nga trupi i tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë. Mësohet se një 10-vjeçar është mbytur në lumin Fan dhe e ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj.

Forcat e Policisë dhe efektivë të PMNZ kanë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirës, të cilat rinisin nesër.

Fëmija ka qenë duke lozur me fëmijet e tjerë, pranë banesës së tij rreth lumit. Në një moment, topi ka rënë në lumë. Ai ka zbritur për ta marrë, por fatkeqësisht e ka rrëmbyer lumi.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polciisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.

Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në porët e para të mëngjesit .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 5.04.2022 20:26