Ukrainasit rrëzuan një helikopter rus: I thoni lamtumirë një avioni 16 milionë dollarë (VIDEO)

Që nga fillimi i pushtimit, ukrainasit kanë përdorur rrjetet sociale për të vënë në dukje krimet e shumta ruse, por edhe për të ngritur moralin e ushtarëve të tyre.

“Heronjtë tanë po shkatërrojnë një helikopter rus”, thuhet në përshkrimin e videos.

Kjo video u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe sigurisht që shkaktoi një ortek komentesh.

– Një raketë antitank 100,000 dollarë që rrëzoi një helikopter 16 milion dollarë, jo keq thuhet në një nga postimet më të “pëlqyera”.

Stugna-P, raketa antitank që rrëzoi helikopterin, njihet edhe si “Skif”. Gjatë ditës, ato mund të përdoren për të sulmuar zona deri në 5 kilometra larg, por edhe në konflikte të ngushta (deri në 100 metra). Modeli i ri është në përdorim që nga viti 2018 dhe përveç Ukrainës ku është shpikur, përdoret edhe në Marok, Arabinë Saudite dhe Algjeri. /albeu.com/


Shtuar 5.04.2022 20:23