Prej ditësh është bërë e ditur se Eni Vasili do të largohet përfundimisht nga “Top Channel”. Gazetarja dhe moderatorja e “Open” është prej 4 vitesh në këtë televizon, ku më parë ishte në News24 dhe do të rikthehet sërish aty.
Ditën e djeshme u shfaq puntata e fundit e Open në këtë televizion. Mes emocionesh Eni Vasili shprehu falënderimet për Top Channel për 4vitet e bashkëpunimit.
Ajo tha se shumë shpejt do të shfaqet në një tjetër televizion, pikërisht në News 24.
Mbetet enigmë çfarë e shtyu Vasilin të merrtë këtë vendim.