Dafina Zeqiri është një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, për shkak të produksioneve të ndryshme që ajo ka sjellë ndër vite. Zeqiri ka eksperimentuar shpeshherë me ‘look-un’ e saj, duke i befasuar jo pak fansat. Megjithatë duket se pavarësisht këtyre ndryshimeve, tiparet e saj janë po të njëjtat. Artistja ka ndarë së fundmi në llogarinë në ‘Instagram’ një bashkim fotosh ku duket se nuk ka ndryshuar aspak nga fëmijëria e saj.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se Dafina ka qenë një fëmijë mjaft i ëmbël. Zeqiri nuk ndan shpesh momente të fëmijërisë së saj në rrjetet sociale, por duket se kjo foto e ka bërë tepër nostalgjike.
”Fina në klasën e 5-të apo të 6-të”, ka shkruar këngëtarja.