Dolën në protestë për të kundërshtuar transformimin e Sheshit të Flamurit, 4 persona nën hetim

Ditën e djeshme një protestë është organizuar në Vlorë, kundër transformimit të Sheshit të Flamurit.

Policia ka vënë nën hetim katër shtetas, banuez në Laprakë të cilët kanë organizuar grumbullime të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

O. B., 27 vjeç, A. K., 25 vjeç, A. A., 49 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshshme”, pasi kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, në Sheshin e Flamurit, në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.