Nkunku fut në “sherr” skuadrat “big” për shërbimet e tij, Leipzig ka një kusht

Lojtari i Leipzigut, Christopher Nkunku është i preferuari i skuadrave “big” që dëshirojnë të trasferojnë atë gjatë merkatës së verës.

Manchester United, Liverpooli e Real Madridi raportohet se janë në garë të siguruar shërbimet e Nkunkus.

Sipas “ESPN”, Leipzigu do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga “xhevahiri” i skuadrës vetëm nëse skuadra që dëshiron shërbimet e lojtarit do të paguante 75 milionë euro.

24-vjeçari po kalon një formë të lartë te skuadra gjermane këtë sezon, ku deri më tani ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar 11 asistime në të gjitha garat, ndërsa theksojmë se francezi ka kontratë të vlefshme me Leipzigun deri më 30 qershor 2024. /h.ll/albeu.com


Shtuar 2.04.2022 22:23