Rama tha se autori ishte militant i PD, selia blu reagon dhe publikon foton që zbulon të vërtetën

Sulmi në Kavajë me një të plagosur, i cili gjendet në spital duke marrë mjekimin e  nevojshëm ka marrë ngjyra politike.

Pas deklaratës së Ramës i cili shprehej se autori ishte militant i PD dhe jo i PS, ka reaguar ashpër dhe me prova Partia Demokratike.

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se ngjarja një Kavajë nuk ishte sulm politik dhe aq më shumë që autorët të ishin eksponentë të PS-së.

Në një foto të publikuar nga PD, shihet se autori Ndriçim Jonuzi është nënë shoqërinë e kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krali, shefit të policisë Bashkiake, Markel Shtylla dhe polici bashkiak Dorian Troplini.

Deklarata e plotë:

Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!

 


Shtuar 20.04.2021 11:03