Bayerni i bashkohet garës me Realin për yllin francez

Bayern Munich është i gatshëm të garojë me Real Madridin për shërbimet e talentit të Rennes, Eduardo Camavinga.

“Los Blancos” që nga vera e kaluar janë të lidhur me francezin duke provuar ta bindin të kalojë në “Santiago Bernabeu”.

Camavinga nuk konsideron rinovimin me Rennes, andaj klubi francez e ka vendosur në shitje, derisa kërkon 55 milionë euro.

Sipas Diario AS, Bayern gjithashtu është i interesuar për Camavingan, që e shohin si alternativë e talentit të Borussia Monchengladbach, Florian Neuhaus.

Me Alaban që pritet të transferohet te Real Madrid, Bayern me patjetër kërkon një mesfushor si zëvendësues.

Shtuar 20.04.2021 11:04