Udhëheqësit e BE-së dhe Kinës takohen sot në Bruksel

Udhëheqësit e BE-së dhe të Kinës do të takohen për një samit të parë pas dy vitesh në Bruksel, për të diskutuar çeshtjen e Ukrainës dhe ndihmës së Kinës ndaj Rusisë, sipas The Guardian.

Presidentët e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, do të zhvillojnë bisedime virtuale me kryeministrin kinez Li Keqiang dhe me presidentin Xi Jinping.

Një zyrtar i BE-së vuri në dukje se mbi një e katërta e tregtisë globale të Kinës është importuar në Europë dhe Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, kundrejt vetëm 2.4% në Rusi.

“A do të zgjatet kjo luftë apo do të punojmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj lufte? Kjo është pyetja thelbësore për samitin”, tha zyrtari.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi përsëriti thirrjen e Kinës për bisedimet e paqes këtë javë.


Shtuar 1.04.2022 08:53

Tags: , , ,