WhatsApp po vjen me përmirësime për mesazhet me zë

WhatsApp njoftoi të mërkurën se do të sjellë disa përmirësime në mesazhet me zë gjatë javëve të ardhshme, duke përfshirë mundësinë për të dëgjuar një mesazh gjatë leximit të bisedave të tjera dhe për të lëshuar mesazhet me shpejtësi 1.5 ose 2 herë.

Sipas medieve të huaja, përvoja e regjistrimit të mesazheve po përmirësohet gjithashtu.

Whatsapp tani ju lejon të pauzoni dhe të rifilloni regjistrimin tuaj, kështu që nuk keni nevojë të lini boshllëqe të mëdha heshtjeje nëse jeni duke menduar se çfarë të thoni më pas ose të rifilloni një regjistrim nëse keni nevojë të bëni një bisedë të shkurtër në jetën reale.

Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të dëgjoni një mesazh përpara se ta dërgoni për t’u siguruar që nuk jeni ndërprerë aksidentalisht ose nuk përfshini diçka që nuk dëshironit.

Këto përmirësime ka gjasa të përdoren shumë – WhatsApp thotë se përdoruesit dërgojnë mesatarisht 7 miliardë mesazhe me zë në ditë.


Shtuar 31.03.2022 21:22

Tags: