Dhunoi bashkëshorten dhe më pas e kanosi me armë, vihet në pranga 44-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka mundur të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Në pranga është vënë 44-vjeçari i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më e ka kanosur me armë zjarri.

Shtatasi L.P, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan është kallëzuar në polici pikërisht nga bashkëshortja e tij, shtetasja M.P.

Policia ka sekuestruar një armë tip “kallashnikov”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Vihet në pranga 44-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me armë zjarri.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja M. P. se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit L. P., 44 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 31.03.2022 14:14