Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të zhvillohet më 9 Prill, në orën 17.oo.
Këtë vit, mbledhja do të zhvillohet online. Ndërkohë është bërë publike edhe rendi i ditës, ku në fillim do të ketë diskutim dhe miratim të agjendës e më pas prezantim të statutit të ri të PS-së.
Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
- Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
- Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
- Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
- Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.
Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.