Deputetët e këshillit të qytetit të Lutsk i hoqën trajnerit të Zenit, Anatoly Tymoshchuk, titullin “qytetar nderi i qytetit të Lutsk”, raporton faqja zyrtare e komunës ukrainase.
“Në një kohë kur Ukraina po i nënshtrohet agresionit ushtarak rus, Anatoliy Tymoshchuk nuk ka bërë deklarata publike për këtë çështje dhe nuk ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me ekipin e futbollit Zenit St. Petersburg.
Me këtë zgjedhje të vetëdijshme, ai vazhdon të punojë për pushtuesit dhe diskrediton titullin e lartë “Qytetar Nderi i qytetit të Lutsk”, shkruhej në njoftimin zyrtar./ h.ll/albeu.com