Pas arrestimit të vrasësit serial Nuredin Dumani, janë arrestuar edhe dy mjekë dhe një infermier.
Ata dyshohet se ndihmuan Dumanin për plagën që ai kishte marrë në shtyllën kurrizore.
Gjithçka ndodhi gjatë përplasjes me armë zjarri me armikun e tij Talo Çela në Papër të Elbasanit pasditen e djeshme.
Mjekët janë vënë në pranga me akuzën e moskallëzimit të krimit. Po ashtu raportohet se është ndaluar edhe një shtetase nga Kosova.
Mjekët nga ana tjetër, janë shprehur se nuk e njohin të dyshuarin./albeu.com/