Marcelo Brozovic do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit. Mesfushori është në qëndër të projektit të zikaltërve dhe për të mënjanuar çdo surprizë të pakëndëshme, drejtusesit e klubit i kanë ofruar kroatit rinovimin e kontratës deri në vitin 2023 shoqëruar edhe më një rritje page të konsiderueshme.
Objektivi i Marottës është të heqë klauzolën prej 60 milionë eurosh nga kontrata e lojtarit një mënyrë kjo për të mbajtur larg klubet që nuk kanë anjë problem të paguajnë një shumë të tillë për kartonin e Brozovic, i cili falë trajnerit Spalletti u bë një mesfushor i një niveli botëror, ndërsa me Conten në stol ai u bë më racional.
