Nëna e saj u shkarkua nga Vettingu, reagon në Kuvend Rudina Hajdari

KPK shkarkoi ditën e sotme gjyqtaren Fatmira Hajdari pasi ajo nuk justifikonte dot pasurinë.

Pikërisht për këtë vendim, ka reaguar vajza e saj, deputetja Rudina Hajdari e cila u shpreh në seancën e sotme Plenare se pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të besojë në Reformën në Drejtësi.

Po ashtu, Hajdari u shpreh se të gjithë ata që thoshin se ajo vazhdonte të rrinte në Kuvend për të mbrojtur të ëmën, sot e morën përgjigjen.

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh: “Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Dhe pa dyshim shumë njerëz jashtë kësaj salle që thonë që unë ndenja në këtë Kuvend për të mbrojtur time më, sot e morën përgjigjen. Unë besoj te Reforma në Drejtësi. Dhe nëse e them këtë për time më, e them për çdo gjyqtar…do ta mbështes këtë Reformë deri në fund..”


Shtuar 18.06.2020 09:41