Shikim drejt objektivit, xhup gri, një orë plastike në dorën e majtë dhe dy gishta të ngritur me dorën e djathtë në shenjë gëzimi. Mars 1991, stacioni hekurudhor i Monguelfo-s në Bolzano.
“Jam unë, isha 13 vjeç. Fotoja është e Guido Perini-t, një fotografi vendas që ishte aty për të dokumentuar mbërritjen e emigrantëve shqiptarë”, thotë Agron Shehaj duke parë foton.